Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri.
Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Shkodër, Fushë-Arrëz dhe Divbër, por situata deri më tani s’është problematike në asnjë prej 3 bashkive.
Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.
Ndërsa, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri ka publikuar ne faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një video nga peisazhi mahnitës që ka krijuar “velloja” e deborës në zonë. Ai fton turistët të shijojnë “panoramën” në Fushë-Arrëz. Qarkullimi në akset kryesore por edhe dytësore në këto qytete është lëhtësisht i kalueshëm.
Ndryshe nga reshjet e dëborës, shiu dhe erërat e forta kane krijuar problematike në qarkullim dhe përmbytjee, në qytete si Vlora dhe Durrësi e Lezha.
Në Durrës reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave, ndërsa në Vlorë juglindja është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë nën intensitetin të mesëm dhe të lartë të shiut.
Akset kombëtare janë të kalueshme pa problematika, por policia e rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të prezencës së shtuar të ujit në rrugë.
Nga kjo situate janë krijuar probleme me lundrimin detar në Shëngjin. Dallgët e detit kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar kapiterinë e portit qe të pezulloje lundrimin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Po ashtu nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra dhe po punohet për riparimin e defekteve./Shqiptarja