Një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.

 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që i moshuari ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.