Personi i dyshuar, i cili sulmoi Shtëpinë Turke (Türkevi) në New York në fillim të kësaj jave, është kapur si rezultat i një operacioni të policisë amerikane.

 

I dyshuari, Recep Akbiyik, u kap nga Departamenti i Policisë së New York-ut në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

 

Autoritetet të mërkurën identifikuan sulmuesin që theu xhamat e ndërtesës Shtëpinë Turke (Türkevi) të hënën, duke përdorur një shufër metalike.

 

Në qendrën Türkevi ndodhen misione diplomatike si Misioni i Türkiye-s në OKB dhe Konsullata e Përgjithshme e Türkiye-s në New York.

 

Autoritetet turke e dënuan ashpër sulmin dhe u kërkuan autoriteteve të SHBA-së të ofrojnë mbrojtjen e nevojshme për të garantuar sigurinë e misioneve të saj diplomatike.

 

Një hetim për të dyshuarin është ende duke vazhduar, thanë burimet./AA