Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur në Berat pasi është përplasur nga një makinë teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”. Sipas informacioneve, i moshuari është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

 

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.