PDIU ka ankimuar në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd, duke pretenduar se është cenuar procesi zgjedhor.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka ankimuar pranë KAS-it për kundërshtimin e vendimit të KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore në Bashkinë e Librazhdit në lidhje me rezultatet e 14 majit.
“Nga përfaqësuesit tanë në këto KZAZ, janë vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës, një veprim në kundërshtim të plotë me ligjin. Po të shohësh kamerat në tavolinat e qendrave të numërimit, konstatohet se kemi një tjetërsim të vullnetit të votave, nga ato të deklaruara me gojë nga numëruesit, në ato të hedhura në sistem.
Nga tabelat e rezultateve për Këshillat Bashkiakë, shikohet një fenomen i çuditshëm, në 17 QV, kishte subjekti i PDIU vetëm 1 votë, kur në këto qendra ka mbështetës të këtij subjekti mbi 30 persona”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.