Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ishte për vizitë në Leposaviq, ku u prit nga kryetari i ri i komunës, Lulëzim Hetemi. Ministri Sveçla bëri të ditur se qëllimi i vizitës atje ishte për t’i shprehur mbështetjen institucionale kryetarit të ri.
“U pajtuam se të gjitha institucionet vendore, qoftë qendrore, qoftë lokale, kanë për detyrë t’i shërbejnë qytetarëve të vendit dhe përkundër vështirësive të gjitha do t’i tejkalojmë”, deklaroi ministri Sveçla para mediave.
I pyetur se a do të qëndrojnë edhe më tej njësitet e Policisë së Kosovës, ministri Sveçla u përgjigj se këtu është Republikë e Kosovës. Për dallim nga dje, situata sot është e qetë.