Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka takuar homologun e tij saudit, Khalid bin Salman Al Saud, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes, ministri turk priti homologun e tij saudit në Ankara me një ceremoni zyrtare.
Shefat e mbrojtjes zhvilluan një takim midis dy delegacioneve, ku të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, Metin Gürak dhe zv/ministri i mbrojtjes, Bilal Durdali.
Më herët, ministri saudit u prit në takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan./aa