Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival. Ky festival, mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona duke bërë që interesi të jetë i lartë.

 

“Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë.”- shkroi Rama.

Ky festival do të zhvillohet përgjatë 4 netëve me radhë në Borsh.

 

South Outdoor festival vjen kështu për të gjashtin vit radhazi në Borsh, edhe është promotor i zhvillimit të turizmit në jug të vendit.