Punonjësit e Bordit Zgjedhor në qytetin Adıyaman në Türkiye dërguan kutitë e lëvizshme të votimit në shtëpitë e qytetarëve që banojnë në lagjet Bahçelievler dhe Ä°mamaÄŸa të cilët nuk mund të shkonin në votimin e zgjedhjeve presidenciale për shkak të sëmundjes ose paaftësisë, raporton Anadolu.

 

Punonjësit e kutive të votimit dërguan kutinë e lëvizshme të votimit në shtëpinë e çiftit Erdil dhe Sümeyye Åžahin si dhe dhanë informacion lidhur me procesit të votimit.

 

E reja 18 vjeçare Sümeyye Åžahin në një deklaratë për gazetarin e AA-së uroi që zgjedhjet të jenë të dobishme.

 

Duke bërë të ditur se nuk ka mundur të shkojë në votim për shkak të shqetësimit, Åžahin falënderoi punonjësit të cilët erdhën deri në shtëpinë e saj.

 

Ndërsa 90-vjeçari Osman Erdil bëri të ditur se nuk ka mundur të shkojë për të votuar dhe falënderoi ekipet që sollën kutinë pranë tyre.

 

Mësohet se 16 votues të cilët nuk mund të shkojnë në qendrën e votimit në Adıyaman për shkak të sëmundjes apo aftësisë së kufizuar do të përfitojnë nga praktika e "kutisë së lëvizshme"./AA