Ushtria izraelite tërhoqi brigadën e saj të 5-të rezerviste nga Rripi i Gazës.
Transmetuesi publik izraelit KAN tha se brigada e 5-të rezerviste kishte luftuar në veri të Rripit të Gazës dhe kishte pushtuar zonën bregdetare nga luftëtarët e Hamasit.
Sipas transmetuesit, një brigadë rezerviste mbetet në territorin palestinez, ndërsa mbetet e paqartë se sa forca izraelite janë të dislokuara në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite ka tërhequr disa brigada ushtarake nga Rripi i Gazës në javët e fundit.
Kur shpërtheu konflikti në Gaza më 7 tetor, ushtria izraelite mobilizoi rreth 360 mijë trupa për ofensivën e saj ushtarake në enklavën bregdetare.
Izraeli ndërmori një ofensivë shkatërruese në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 26,900 palestinezë dhe duke plagosur 65,949. Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.
Sipas OKB-së, rreth 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar./aa