Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, uroi presidentin Recep Tayyip ErdoÄŸan për rizgjedhjen e tij.

 

"Duke vazhduar të punojmë së bashku, mezi pres përgatitjet për Samitin e NATO-s në korrik", shkroi Stoltenberg në Twitter.

 

Sipas rezultateve preliminare, njoftoi kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiye-s (YSK), Ahmet Yener, presidenti aktual ErdoÄŸan fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal KılıçdaroÄŸlu, grumbulloi 47,86 për qind të votave. Yener shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit.

 

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.

 

Më 14 maj, në raundin e parë, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave, duke çuar zgjedhjet në raundin e dytë, megjithëse ErdoÄŸan kryesoi me 49,52 për qind./AA