Türkiye sot përkujton 570-vjetorin e çlirimit të Istanbulit, duke e përshëndetur atë si fillimin e rëndësishëm të një epoke të re.
Istanbuli, një qytet kozmopolit, u rrethua 28 herë gjatë historisë përpara çlirimit të tij në vitin 1453 nga Sulltani osman Mehmeti II.
Në njohje të fitores së tij, sundimtari 21-vjeçar u njoh më pas si Mehmed Çliruesi.
Në një profeci për çlirimin e Istanbulit nga një sundimtar mysliman, profeti musliman Muhamed tha: “Istanbuli me siguri do të çlirohet; sa komandant i mirë që është çliruesi, sa ushtar i mirë që është çliruesi.”
Një lutje e mëngjesit u mbajt në Xhaminë e Madhe Aja Sofja me pjesëmarrjen e Ali Erbashit, kreut të organit më të lartë fetar të Türkiyes – Diyanetit, Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu si dhe Guvernatorit të Istanbulit Ali Yerlikaya.
Rruga drejt çlirimit
Natën e 21-22 prillit 1453, 67 anije të vogla dhe të mesme u zhvendosën në Bririn e Artë – hyrjen kryesore të Ngushticës Turke – nga ushtarë dhe kafshë përmes shtratit të përroit të Kabatas, i cili derdhej në portin e Tophanes.
Muret e para të qytetit u ndërtuan në vitin 657 p.e.s., perandori romak Septimius Severus (193-211) i shkatërroi këto mure gjatë çlirimit të qytetit dhe ndërtoi një mur që përfundonte pranë Aja Sofja, duke përfshirë Sarayburnu dhe më vonë Sheshin Sulltan Ahmet.
Gjatë mbretërimit të Konstantinit (306-337), qyteti – nga bregu i Marmarasë deri në Bririn e Artë – u rrethua nga muret e qytetit për të tretën herë.
Të gjitha përgatitjet për çlirimin e Istanbulit u kryen në Edirne, në perëndim të Istanbulit. Mehmeti II u nis nga Edrineja.
Komandanti venecian Bartolomeo Soligo, duke luftuar për bizantinët, mbylli hyrjen e Bririt të Artë duke vendosur një zinxhir në hyrje të portit të tij të brendshëm.
Mehmeti II dhe ushtria osmane u afruan pranë Konstandinopojës. Ushtria kishte rreth 80.000 ushtarë. Rrethimi filloi me gjuajtjen e një topi të madh.
Marina osmane doli përpara portit të Kostandinopojës. Marina kishte 145 anije, duke përfshirë 12 galeri dhe 25 anije transporti, si dhe varka të vogla.
Anijet osmane u zhvendosën në Bririn e Artë përmes tokës. Kapiteni Giorcomo Coco, i cili kishte për detyrë të digjte anijet osmane në Bririn e Artë, dështoi dhe vdiq brenda anijes së tij që po fundosej.
Anijet sulmuan për të hequr zinxhirin në hyrje të Bririt të Artë, por sulmi dështoi. Ndërsa sulmet në muret e Istanbulit vazhdonin, një tunel u hap për të hyrë në qytet.
Kur në qytet u dëgjuan tingujt e gërmimeve, bizantinët e vunë re dhe bllokuan tunelin.
Mehmeti II dërgoi një të dërguar të fundit te perandori, por oferta e tij u refuzua. Dështoi gjithashtu tuneli i shtatë i ushtarëve osmanë. Mehmeti II arriti në përfundimin se gërmimi i tuneleve do të kushtonte shumë jetë.
Ushtria osmane filloi një ofensivë në orët e para të 29 majit. Sulmin e fundit osmanët e kryen në tri valë. Gjatë dy orëve të para, bashi-bazukët sulmuan muret dhe menjëherë më pas trupat e Anadollit i zëvendësuan ato.
Më në fund, jeniçerët – shtylla kurrizore e ushtrisë – hynë. Në mëngjes, ushtarët osmanë arritën të hyjnë nga dera e Kerkoportës dhe ngritën flamurin osman në bastionin mbi derë.
Mehmeti II hyri në qytet pasditen e ditës së parë të çlirimit. Ai shkoi në Aja Sofja – tani e shndërruar në xhami – dhe u lut atje, duke thënë: “Froni im është Istanbuli që tani e tutje”.
Kostandinopoja u çlirua pas një rrethimi që zgjati 54 ditë me intervale.
Ky çlirim i dha fund Perandorisë Bizantine 1058-vjeçare, mbylli Mesjetën dhe e bëri Istanbulin kryeqytetin e ri krenar të Perandorisë Osmane.