Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Urime Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, si një mbështetës i fuqishëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Türkiyes, i miqësisë mes dy popujve dhe i bashkëpunimit mes vendeve tona", shkruan kryeparlametarja Nikolla, ka njoftuar zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.