Nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në rendin e ditës ishin dy pika; shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 Prill-18 Maj 2024 dhe paraqitja për njohje e raportit të monitorimit për periudhën 1 Janar-31 Mars 2024 për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të KE-së për vitin 2024.
Pas diskutimeve për projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare./ata