Këtë të hënë Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e inceneratorit të Fierit.Mësohet se është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish ministrin Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako, ish zyrtari i Feredatës Kombëtare të Futbollit Arben Dervishaj 13 të pandehurit e tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Me këtë masë, 16 të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit.

 

Ndërkohë më parë gjatë paradites së kësaj të hëne në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar kërkesa e Arben Devishaj ku kërkonte që dosja të shpallej moskopetencë dhe dosja të kalonte në Gjykatën e Tiranës, pasi sipas avokatëve të tij ai ka korruptuar zyrtarë por jo zyrtarë të lartë publik.

 

Kujtojmë që për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit është vendosur që më datë 1 Qershor të jetë seanca e radhës.