Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçari ka kërcënuar me sëpatë një grua.

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë.  Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe thikë.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.