Një 59-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në një kanal.

 

Ai ishte shpallur i humbur dy ditë më parë nga Policia e Lushnjes, e cila ndërkohë kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.K. i cili është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug,Lushnjë.

 

“Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

 

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, tha policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes