Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës.

 

 

 

Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i qytetarëve serbë, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.

 

Raportohet se dhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviqit, por edhe komunave tjera veriore.

 

Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën.