Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin, Altin Merxhushi i cili plagosi mbrëmjen e së hënës me thikë tre persona brenda ambjentet e një lokali.

 

Merxhushi goditi me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç vajzën e këtij të fundit Roxhersa Rrapollari 40 vjeç dhe bashkëshortin  e saj Massimo Sorvillo 47 vjeç, shtetas italian.  Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore në të cilën ka qenë i punësuar 40-vjeçari.

 

Në dëshminë e tij autori ka pretenduar se kishte një shumë parash që italiani nuk ia kishte dhënë për punën që kishte kryer.

 

Mergjyshi ka pretenduar se kishte shkuar në Itali për të ndihmuar në hapjen e punishtes së italianit gjatë kohës që merrte produktet dhe pajisjet dhe për këtë ndihmesë nuk ishte paguar.

 

Ai ka pohuar se nuk ka dashur t’i plagosë por gjatë kohës që kishte kaluar para lokalit ishte provokuar prej tyre.

 

Ndërkohë, nga të plagosuri në gjendje më të rëndë ndodhet 64-vjeçari, i cili është qëlluar me thikë në zemër.