Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

 

 

Kurti i ka shprehur kryediplomatit italian mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për misionin e NATO-s në Kosovë, për ruajtjen e paqes.

 

Po ashtu, Kurti ka uruar shërim të shpejtë për 25 pjesëtarët e KFOR-it që u lënduan në protestën e dhunshme të serbëve, të hënën në veri të vendit.

 

 

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

 

Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.