Prodhimi global i çelikut të papërpunuar arriti në 148.1 milionë tonë në janar të këtij viti, tregojnë të dhënat e Shoqatës Botërore të Çelikut (WSA) të publikuara të premten.

Gjithsej 71 vendeve që raportojnë për WSA regjistruan rënie prej 1.6 për qind në bazë vjetore në prodhimin e çelikut të papërpunuar, tregojnë të dhënat. Ndër 10 prodhuesit kryesorë të çelikut në botë, Irani regjistroi rritjen më të madhe vjetore me 39.3 për qind në 2.6 milionë tonë në 2023.

Sa i përket prodhuesit numër një të çelikut në botë, Kina pati rënie vjetore prej 6.9 për qind në janar me 77.2 milionë tonë të prodhuar. India e dyta në listë shënoi rritje vjetore prej 7.3 për qind në prodhimin e çelikut apo 12.5 milionë tonë.

Japonia, e cila radhitet e treta në listë, regjistroi rritje vjetore prej 0.6 për qind në prodhimin e çelikut me 7.3 milionë tonë. Megjithatë, shifra për SHBA-në ishte 0.3 për qind më e ulët në bazë vjetore me 6.8 milionë tonë të prodhuar.

Türkiye, prodhuesi numër shtatë në botë i çelikut të papërpunuar, regjistroi rritje vjetore prej 24.7 për qind në janar në prodhimin e çelikut, duke arritur në 3.2 milionë tonë./aa