Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

 

Sipas Klan News dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle. Për pasojë të dyja makinat kanë përfunduar në trotuar.

 

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.