Një ngjarje vërtet e jashtëzakonshme natyrore është vënë re në Kinë, që mori jo pak vëmendjen e rrjeteve sociale në mbarë botën, si diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Njerëzit që shikonin qiellin hasën në një fenomen vizual shumë të rrallë, teksa vunë re se retë pileus morën një ngjyrë ylberi. Retë e ylberit Pileus janë parë mbi liqenin Lugu në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.Retë, të cilat morën ngjyrat e ylberit, zgjuan admirim e të gjithë kureshtarëve, por edhe njerëzve të thjeshtë, pasi retë arrihej të shiheshin edhe me sy të lirë.
Sipas shkencëtarëve, ky fenomen natyror formohet nga rrezet e diellit dhe strukturat kristalore të akullit në retë. Këto re, të cilat zakonisht janë jetëshkurtër, formohen mbi retë nën grumbull. Retë e ylberit formohen nga rrymat e forta të ajrit me lagështi nga gjerësi të ulëta.