Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye, kandidati i Aleancës Popullore, presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan ka rritur numrin e votave në 11 provinca të zonës së tërmetit ndërsa Kemal KılıçdaroÄŸlu, kandidati i Aleancës Kombëtare ka shtuar votat në 8 provinca, shkruan Anadolu.

 

Anadolu përpiloi të dhënat e YSK-së (Komisioni i Zgjedhjeve) në lidhje me votimin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në 11 provincat e prekura nga tërmetet në KahramanmaraÅŸ dhe rezultatet jozyrtare të raundit të dytë.

Sipas kësaj, ErdoÄŸan rriti numrin e votave prej 2 deri në 4 për qind në krahasim me raundin e parë në qytetet të cilat u goditën nga tërmeti si KahramanmaraÅŸ, Hatay, Adiyaman, Osmaniye, Gaziantep, Adana, Kilis, Malatya, Diyarbakır, Åžanlıurfa dhe Elazığ.

 

Përqindja e votave të ErdoÄŸan-it u rrit më së shumti në qytetin Kilis me 4,44 për qind. ErdoÄŸan, i cili mori 65,55 për qind të votave në raundin e parë aty, e rriti përqindjen në 69,99 në raundin e dytë.

 

Presidenti ErdoÄŸan, i cili mori 71,88 për qind të votave në raundin e parë në KahramanmaraÅŸ dhe 62,31 për qind në Osmaniye, në raundin e dytë i rriti votat me 3,89 për qind në këto dy provinca. Në raundin e dytë, 75,77 për qind të votave në KahramanmaraÅŸ, dhe 66,20 për qind në Osmaniye ishin për ErdoÄŸan-in. Sipas këtyre shifrave, ErdoÄŸan në provincat në zonën e tërmetit numrin më të madh të votave e ka marrë nga KahramanmaraÅŸi.

 

Në Elazığ, ErdoÄŸan rriti numrin e votave me 3,1 për qind prej 67,17 për qind, të cilën e mori në raundin e parë, në 70,27 për qind. Pas Elazığ-ut, provincat me rritjen më të madhe të votave ishin Gaziantep me 2,98 për qind, Åžanlıurfa me 2,86, Adıyaman me 2,74, Malatya me 2,57, Hatay me 2,1 dhe Diyarbakır me 1,91 për qind.

 

- ErdoÄŸan në raundin e dytë ishte para KılıçdaroÄŸlu-ut në Hatay

 

KılıçdaroÄŸlu, i cili ishte para ErdoÄŸan-it në raundin e parë të zgjedhjeve në Hatay, një nga provincat më të prekura nga tërmeti me qendër KahramanmaraÅŸ, mbeti pas ErdoÄŸan-it në raundin e dytë, pavarësisht rritjes së përqindjes së votave të tij.

 

ErdoÄŸan, i cili mori 48,03 për qind të votave në raundin e parë në Hatay, e rriti përqindjen e votave në 50,13 për qind në raundin e dytë dhe KılıçdaroÄŸlu e rriti normën e votave nga 48,08 për qind në 49,87 për qind. Me këtë rezultat në Hatay, ErdoÄŸan kaloi përpara KılıçdaroÄŸlu-t në raundin e dytë.

 

- Rritja dhe ulja e përqindjes së votave të KılıçdaroÄŸlu-ut sipas provincave

 

Kandidati për president i Aleancës Kombëtare, Kemal KılıçdaroÄŸlu rriti numrin e votave në 8 nga 11 provincat në krahasim me raundin e parë. Provinca me rritjen më të lartë ishte Adana me një diferencë prej 3,17 për qind. Përqindja e votave të KılıçdaroÄŸlu-s në Adana, e cila ishte 50,88 për qind në raundin e parë, u rrit në 54,05 për qind në raundin e dytë.

 

Adana u pasua nga Osmaniye me 3,06 për qind, Kilis me 2,99 për qind, Gaziantep me 2,61, KahramanmaraÅŸ me 2,03, Hatay me 1,79, Elazığ me 1,49 dhe Malatya me 0,94 për qind.

 

Në provincat Adiyaman, Diyarbakır dhe Åžanlıurfa u ul përqindja e votave të KılıçdaroÄŸlu-t. Norma e votave të KılıçdaroÄŸlu-t në Adiyaman, e cila ishte 31,24 për qind në raundin e parë, u ul në 31,06 për qind në raundin e dytë, në Diyarbakır nga 71,95 për qind u ul në 71,61 për qind në raundin e dytë dhe në Åžanlıurfa nga 36,08 për qind u ul në 35.14 për qind në raundin e dytë.