Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka qenë i përfshirë në një sherr ku është rrahur në mënyrë brutale të një 16-vjeçari pasi kishte veshur uniformën e PAOK-ut .

 

Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i të riut shqiptar është bërë mbrëmjen e së martës në zonën e Dyzet Kishave.

 

Ndaj 21-vjeçarit është ngritur një dosje për plagosje trupore si dhe për grabitje , ndërsa do të dërgohet në prokurori për ndjekje penale.

 

Njëkohësisht vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.

 

Sulmi ndaj 16-vjeçarit ndodhi pasditen e së martës, në zonën e Agios Pavlos në Selanik , kur dy persona e sulmuan në mes të rrugës.

 

Gjithçka ka ndodhur në orën 19.30 kur autorët e rinj kanë pikasur 16-vjeçarin duke ecur në rrugën “Michail Karaoli” dhe sipas dëshmitarëve okularë e kanë rrahur me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një bluzë të një grupi të ndryshëm nga ai që mbështetej, nga të rinjtë që e sulmuan.