Punonjësit e Inceneratorit të Fierit kanë dalë në protestë këtë të martë. Sipas News 24, rreth 20 punonjës të inceneratorit, roje dhe operatorë, kanë bllokuar depozitimin e mbetjeve.

 

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh dhe as nuk iu janë paguar sigurimet.

 

Punonjësit akuzojnë administratorin e Inceneratorit Faraudin Arapi,  për situatën ku ndodhen.