Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Elvis Berberi, është shprehur këtë të mërkurë se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme shumë të mira, falë edhe faktit që nuk janë hasur probleme gjeologjike.

 

I ftuar në Euronews Albania, Berberi ka theksuar se qershorin e ardhshëm ky tunel do të jetë i hapur për automjetet.

 

“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion. Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur pune me disa fronte. Por për të shkuar në jug, nisim që nga Baj passi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH.