Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Tonin Hasa, i cili ka qenë duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm në një kamionçinë.

 

Ai është arrestuar në kuadër të operacionit “Border 7”në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”. Hasa po i transportonte kundrejt pagesës emigrantët të cilën donin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.