Një nënë britanike apelon ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale që të shmangin një tendencë të TikTok që përfshin zierjen e një veze në mikrovalë.

 

Shafia Bashir, 37 vjeç, pësoi djegie të rënda në fytyrë teksa u përpoq të ziente një vezë sipas një teknike virale në Tik Tok.

 

Instruksionet në internet e këshilluan 37-vjeçaren të fuste një vezë në një filxhan me ujë dhe më pas ta vendoste në mikrovalë.

 

Por pasi e hoqi përzierjen nga mikrovala dhe e preku vezën me një lugë të ftohtë, veza shpërtheu duke i shkaktuar djegie të rënda në fytyrë.

 

“Nuk dua që dikush tjetër ta kalojë këtë, sepse është në trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Ishte një kohë e frikshme për mua dhe një agoni absolute.

 

Po vdisja nga uria, ish-vjehrra më tha për këtë metodë të re për zierjen e vezëve.  Ajo më mësoi si të ziej një vezë në mikrovalë.

 

Mbusha filxhanin me ujë të valuar, hodha vezën dhe kripën dhe e vendosa për një minutë. Nuk ishte bërë dhe e vendosa për një minutë tjetër. Pasi veza shpërtheu kam përjetuar 12 orë dhimbje në fytyrën time”, u shpreh 37-vjeçarja.