Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka treguar arsyet se përse Kosova nuk mori pjesë në konferencën 'TIrana Diplo 2024'. Me anë të një deklaratë për mediat, Hasani është shprehur se kolegët e Kosovës janë ftuar por për shkak të një situate shëndetësore nuk arritën që të merrnin pjesë. Po ashtu ai ka deklaruar se ata kanë rënë dakord që Shqipëria të hap ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi.
"Është e rëndësishme që Tirana do të ketë një fokus për shqiptarët kudo ku ndodhen dhe këtë e ka pasur. Tirana ka pasur në qendër dhe në ditë të vështira shqiptarët në rajon. Kombi jonë ëshë Shqipëria dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Në rastin e Kosovës ne kemi një drejtori që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida që kanë marrë. Ka qene e ftuar dhe janë të mirëpritur, por për fat të keq të një situate shëndetësore nuk ishte e mundur. Unë do e takoj ministrin Gervalla në një takim në Slloveni. Ne kemi rënë dakord që Shqipëria të hap ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi. Në mënyrë që të mbulojmë që të gjithë atë zonë dhe mbi të gjitha do të shohim angazhimin e atyre personave në vendin tonë”, tha Hasani./Dosja