Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjendet në Bratisllavë, ku po zhvillon punimet e forumit për sigurinë “GLOBSEC2023”

 

 

Edhe nga fotot e publikuara në Twitter nga Globesec shihet Kurti në ambientet e konferencës.

 

Ditën e djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk do të shkojë në Bratisllavë, duke deklaruar se “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”. Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

 

 

Kryeministri i Kosovës e kishte shtyrë pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, pas situatës në veri. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha të martën, se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja e kryeministrit Kurti.

 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T @albinkurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: E ardhmja e Kosovës”, shkruhet në njoftim.