Bashkim Dedja doli para Gjykatës së Posaçme ku deklaroi se akt-ekspertiza e kryer për pasuritë u shpall e papërdorshme nga gjyqtari paraprak.
Unë, tha ish kryetari i gjykatës kushtetuese nuk kam fshehur pasuri, ndërsa apartamenti i takon vëllait.
“Ju më akuzoni se kunati nuk kishte mundësi të më jepte borxh 10 mijë euro sepse s’mi ka kaluar në bankë, por të gjithë emigrantët në 30 vjet i kanë sjellë paratë në këtë mënyrë. Jam me kredi që e përfundoj në 2033 dhe nga njëra anë SPAK thotë që dakord kam marrë kredi dhe e justifikon pastaj ngre akuzë ku i gjeti kunati paratë për borxh. Por ajo shtëpi duhej mobiluar, duheshin karrige për shembull e orendi. Ndaj i mora borxh. Për apartamentin e vëllait në kryemëdhenj i përket vëllait dokumentet e tregojnë këtë. Ndaj për këtë duhet të pyesni vëllain”-deklaroi Dedja para trupit gjykues.
Gazetarja Anila Hoxha e pyeti a është njësoj siç keni deklaruar pas vettingut (kur u konfirmuat) se të kalosh vettingun është njëlloj si të kalosh varrin për së gjati? A është njësoj edhe hetimi dhe përballja me SPAK? Bashkim Dedja u përgjigj: “Do flas në kohën e duhur.”
Seanca për mbrojtjen e Bashkim Dedjes u caktua në datën 15 qershor.