Personi që shihni në foto është, Albi Muhollari, 24-vjeçari që akuzohet se mbyti nënën e tij në Përmet.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ka dyshime se Muhollari kreu krimin e rëndë duke mbytur të ëmën me plastmas.
24-vjeçari kishte mbaruar studimet në Amerikë për Inxhinieri Kompjuterike dhe është student ekselent. Pak ditë më parë, ai ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij. Dyshohet se i riu vuan nga probleme me depresionin.