Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara po organizojnë Konferencën Business 2030.
Ky aktivitet do t’i prezantojë kompanive shqiptare praktika të qëndrueshme tradicionale dhe inovative në një ambient dinamik, duke ndërtuar kështu rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe rezistente.
Kompani të mirënjohura suedeze do të ndajnë praktikat më të mira mbi bizneset duke përfshirë modën dhe aktivizmin e qëndrueshëm.
Ndërsa kompanitë shqiptare përballen me një mori sfidash në vitet që do të vijnë, duke përfshirë qëndrueshmërinë, digjitalizimin, standarde më të larta sigurie dhe cilësie dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
“Të gjithë duhet të angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme! Me më pak se një dekadë të mbetur deri në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, puna e bizneseve për t’u bërë të qëndrueshme është më e rëndësishme se kurrë më parë. Shqipëria dhe bizneset shqiptare janë pjesë e Evropës dhe e zinxhirit të vlerave evropiane, dhe ne duam të forcojmë zhvillimin e qëndrueshëm.
Ne duam të mbështesim kompanitë shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE duke arritur standardet e saj dhe duke kontribuar në një kalim të qetë dhe të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj klimës, e cila përmirëson cilësinë e jetës, krijon kushte më të mira për zhvillim demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe që nuk lë askënd pas” – tha Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.
Duke folur mbi konteksin në të cilin po mbahet kjo konferencë, Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri tha:
“Konferenca e Biznesit #2030 është projektuar, përmes punës së përbashkët të OKB-së, (përfshirë UNDP, UNIDO, ILO, FAO) dhe me një lidhje të veçantë me avokimin, biznesin dhe teknologjinë suedeze, për të dëgjuar dhe për t’u lidhur me ekspertë në qëndrueshmërinë e biznesit, për të çuar përpara Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëmit, dhe për të hedhur themelet për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë”.
Konferenca do të ketë një numër folësish, të njohur për ekspertizën dhe kontributin e tyre në fushat e tyre përkatëse, duke përfshirë përfaqësues nga kompani të njohura suedeze dhe liderë biznesi, siç është stilistja e famshme e modës Louise Xin.
Temat që do të diskutohen përfshijnë:
1-Balancimi i përfitimit dhe përgjegjësisë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
2-Nxitja e praktikave të qëndrueshme të biznesit në Shqipëri roli i CSR, ESG dhe SDGs
3-Ekonomia rrethore: Një model biznesi i qëndrueshëm dhe konkurues?
4-Ndryshuesit për një botë më të mirë: Shpallja e‘SDG Pioneers’ në Shqipëri
5-Inovacioni – Biznes i qëndrueshëm në epokën e revolucionit digjital
Përveç këtyre sesioneve të detajuara, konferenca do të ofrojë mundësi bashkëpunimi dhe njohuri nga bizneset suedeze që janë liderë në praktikat e qëndrueshmërisë. Pjesëmarrësit do të angazhohen në biseda dinamike të sinqerta për zhvillimin e biznesit në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri.