Euro ka prekur sot një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 106.74 lekë, duke shënuar një rënie me 0.17 pikë të tjera krahasuar me të martën.

 

Flukset e larta e hyrëse të monedhës europiane në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm masën monetare në euro. Këto flukse lidhen me rritjen e fortë të të ardhurave nga turizmi në periudhën pas pandemisë, ecurinë e mirë të eksportit të shërbimeve, por edhe rritjen e remitancave dhe vlerave të larta të investimeve të huaja direkte.

 

Ndërkohë dollari amerikan shënoi rritje të lehtë në kursin e këmbimit me lekun, me vetëm 0.05 pikë duke u këmbyer me 97.80 lekë.

 

Zhvlerësim në raport me monedhën vendase, lekun njohën edhe paundi britanik dhe franga zvicerane

 

Të enjten një paund u këmbye me 123.59 lekë duke humbur 0.70 pikë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 108.98 lekë duke humbur edhe ajo 0.26 pikë.