Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar fëmijët ditën e sotme me rastin e festës së Ditës Botërore të Fëmijëve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nikolla shkruan se ligjet më të mira për fëmijët janë dhe do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.
Krahas urimit për ta, ajo thekson se 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindët, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet.
“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë. 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindët, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet.
Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja. Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Kryetarja e Kuvendit Nikolla.