Autoriteti i Konkurrencës po synon ndërtimin e një dialogu konstruktiv me gjyqësorin administrativ, në mënyrë që të unifikohet teksti i legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe të flitet me të njëjtën gjuhë, atë të konkurrencës.
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba bëri të ditur se projekti i ri do të nisë në vjeshtë. Ai do të financohet nga BERZH-i dhe Autoriteti do të mbështetet nga United Nation Trade & Development (UNCTAD) në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.
Biba mori pjesë në datat 3-5 korrik në sesionin e 22-të të “Intergovernmental Group of Experts on Competition Law and Policy”, për të prezantuar përvojën e Autoritetit në projektet e realizuara në bashkëpunim me UNCTAD, që u mbajt në Palais des Nations (OKB) në Gjenevë./ata