Një zënkë për motive të dobëta ka përshkallezuar me të shtëna me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje në Mat. Teksa ishin duke pirë në lokal Bashkim Koçi dhe Akil Dedja u konflikuan me njëri-tjetrin.
Si rrjedhojë, Koçi plagosi me armë zjarri Akil Dedjan. Autori Bashkim Koçi është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
Plagosja ndodhi rreth orës 04:30 ndërsa janë shoqëruar 8 persona në polici.
Akil Dedja u paraqit në spital për mjekim për të marrë trajtimin përkatës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.