Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip ErdoÄŸan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit ErdoÄŸan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Türkiye më 28 maj.

Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, ErdoÄŸan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut.

Presidenti ErdoÄŸan ka deklaruar se si Türkiye janë të gatshëm të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.