Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka marrë nën kontroll vendbanimin Tabayivka në rajonin e Kharkivit në Ukrainë.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se "Ushtria ruse vazhdon aktivitetet e saj në Ukrainë në kuadër të 'operacionit special ushtarak'. Si rezultat i veprimeve të trupave të Grupit Perëndimor të Forcave në drejtim të Kupiansk, u çlirua vendbanimi Tabayivka në rajonin e Kharkivit".

Më tej thuhet se janë goditur depot e armëve dhe karburantit të ushtrisë ukrainase dhe se janë shkatërruar 34 mjete ajrore pa pilot (dronë). "Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani janë rrëzuar 586 avionë dhe 265 helikopterë, 11.345 dronë ndërsa janë shkatërruar 456 sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore, 14.817 tanke dhe automjete të blinduara, 1.211 multi-raketahedhës, 7.892 obusë dhe mortaja si dhe 18.007 automjete ushtarake speciale", theksohet në deklaratë.

Ministria ruse në deklaratën e saj pretendon se ushtria ukrainase bëri përpjekje për të sulmuar territoret ruse ndërsa në rajonin Bryansk u godit një dron nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse./aa