Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”.

 

Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 Maj.

 

Kujtojmë që prej 26 majit në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

 

Gjendja ka agravuar kur protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

 

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”.