Një filmim i publikuar nga Roja Bregdetare e SHBA-së tregon një pjesëtar të ekuipazhit që noton në detin e trazuar për të shpëtuar një qen të ngecur në plazh.

 

Pastori gjerman ishte lënduar pasi ishte rrëzuar nga një shkëmb 90 metra i lartë dhe ngeci në një plazh të papërshkueshëm në Parkun Kombëtar Ecola të Oregonit.

 

Më pas qeni u vendos në një varkë shpëtimi të cilën e ngritën me një helikopter. Kafsha iu dorëzua pronarit i cili, mw vonë ka bërë me dije se është në gjendje të mirë.