Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku ka mbetur i vrarë një 33-vjeçar shqiptar.

 

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e Breshias ku Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar mbeti i vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme jashtë një lokali në Calcinato.

 

Viktima u godit me thikë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni të rëndë para se gjendja e tij të përkeqësohej dhe të ndërronte jetë gjatë natës.

 

I dyshuari kryesor për ngjarjen sipas policisë është Petrit Gega 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës I cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

 

Policia dyshon se mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm për arsye ende të pa konfirmuara.