Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka folur sërish për tensionet në veri të Kosovës. Gjatë hyrjes në samitin e liderëve europiane që mbahet në Kishinau të Moldavisë, Borrell bëri të ditur se është në pritje të një takimi me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

 

”Jam në pritje të një takimi me Aleksandër Vuçiçin. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga, dhuna duhet të ndëshkohet dhe autorët e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”-tha Borrel.

 

Borrell mes tjerash pranoi se Bashkimi Evropian duhet të punojë për të stabilizuar kontinentin.

 

”Ne kemi shumë probleme në Ballkan”, u shpreh mes tjerash ai.