Lojtarët e ekipit të futbollit Club Deportivo Palestino, i themeluar nga palestinezët që jetojnë në Kili, dolën në fushë me pankartën "Stop gjenocidit në Gaza".
Futbollistët dolën në fushë nën mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre dhe hapën pankartën me mbishkrimin "Stop gjenocidit në Gaza".
Në postimin e bërë në llogarinë në rrjetet sociale të Club Deportivo Palestino thuhet: "Ne dëshirojmë të falënderojmë tifozët tanë dhe tifozët e ekipit vizitor për respektin e treguar ndaj flamurit tonë".
Ekipi i futbollit Deportivo Palestino, i cili ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, është ndër klubet e rëndësishme të vendit.
I themeluar në vitin 1920 në kryeqytetin Santiago nga afro 500 mijë palestinezë që emigruan në Kili në vitet 1900, Club Deportivo Palestino ka vend të rrënjosur thellë në futbollin kilian. Skuadra ka fituar dy herë kampionatin, në vitin 1955 dhe 1958.
Për këtë arsye, emigrantët, shumica e të cilëve ishin qytetarë të Perandorisë Osmane, u quajtën "Los Turcos" në vendin e tyre të ri./aa