Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, që vendosi që Akademia e Studimeve Albanologjike të riorganizohet dhe që institutet e saj të kalojnë si qendra autonome brenda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është shprehur se ky vendim do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.

 

Gjithashtu ai tha se ky vendim do të lehtësojë punën shkenëcore.

 

“Këtë herë do punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore.

 

Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucioni. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike”-tha Gjinushi.