Një 41-vjeçar nga fshati Varibon në Fier është arrestuar për kultivim dhe posedim të kanabisit.

 

 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 41-vjeçarit K. Y, policia gjeti 1.7 kg kanabis dhe 17 bimë të tjera kanabis të mbjella aty pranë.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 1.7 kg kanabis u sekuestruan dhe 17 bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.