Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy publikoi ​​një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën nga tërmeti 7.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Pazarcık të Kahramanmaraşit të Türkiye-s dhe preku gjithsej 10.

 

Zelenskyy përcolli ngushëllimet e tij për Türkiye-n në postimin nga llogaria e tij në rrjetet sociale.

 

Në postimin e tij në turqisht, Zelenskyy tha: "I shpreh ngushëllimet e mia presidentit Recep Tayyip Erdoğan, popullit turk dhe familjeve të atyre që humbën jetën në tërmetin në Türkiye dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Ne jemi me popullin turk në këtë periudhë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë"./AA