Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se e ka ende të paqartë nëse do të qëndrojë brenda zyrës. Ai tha se ka mbi 60 orë që është brenda zyrës ndërkohë që jashtë serbët kanë organizuar protesta të dhunshme.

 

Ai tha se po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

 

“Kurr më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë. Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi.