Menaxheri i PSG-së, Christophe Galtie konfirmoi këtë të enjte se Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit.

 

Galter i bëri deklaratat e tij gjatë një konferencë shtypi përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Ligue 1, ku PSG do të përballet me ekipin e Clermont.

 

Sipas trajnerit francez, ndeshja kundër Clermont do të jetë e fundit për yllin argjentinas në Parc des Princes.

 

“Kam pasur privilegjin të menaxhoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes. Unë shpresoj se ai do të mirëpritet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Galtie.